04 Maj 2024

Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë pesë mijë ushtarë aktivë

Prishtinë, 4 mars  - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së dhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, mbajtën sot, një takim të përbashkët me stafin e lartë të Ministrisë dhe të FSK-së, në ambientet e Kazermës  “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), ku Ministri Çeku i njoftoi të pranishmit për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Çeku, me këtë rast i njoftoj oficerët e FSK-së si edhe stafin civil të ministrisë mbi procesin nëpër të cilin ndodhet aktualisht FSK-ja si edhe mbi vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Forcave Të Armatosura të Kosovës, si edhe për procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë prej së cilit kanë dalë edhe rekomandimet e aprovura në Këshillin e Sigurisë.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku duke elaboruar konceptin e ri, me këtë rast, tha se Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë pesë mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë rezervë. “Si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë shefi i Mbrojtjes, i cili njëkohësisht do të jetë komandat i Forcave të Armatosura të Kosovës, kurse komandant suprem do të jetë Presidentja e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Ministri Çeku, njoftoi të pranishmit për detyrat e  FAK, ku, detyrat e kësaj force do të jenë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, mbështetja e autoriteteve civile, mbështetja komuniteteve, si dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare në mbështetje dhe ruajtje të paqes.

Gjithashtu pjesë e fjalës së ministrit Çeku ishte edhe elaborimi i organikës, strukturës dhe misionit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)