Forca e Sigurisë së Kosovës shënon Ditën e Forcës
Prishtinë, 27 nëntor - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës organizon sot ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës e cila mbahet në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me fjalimet e tyre do të paraqiten Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani, Kryeministri Avdullah Hoti, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.
Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.