Forca e Sigurisë së Kosovës më e besueshmja për qytetarët e Kosovës
Prishtinë, 27 dhjetor - Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: korrik- nëntor 2016, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë, si dhe ministri i MFSK-së, Haki Demolli.
Në tryezën e rrumbullakët; Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës, numri i pestë i Observerit të sektorit të Sigurisë së Kosovës, trajton në mënyrë analitikë çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, inteligjencies dhe Këshillit të Sigurisë, si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku Mentor Agani, prezantoi rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i për ketë çështjeve të sigurisë, institucioneve përkatëse të sigurisë si dhe krerëve të tyre si dhe komisionin përkatës parlamentar.
Agani me këtë rast, ndër të tjera tha se qytetarët e anketuar në muajin dhjetor 2016, kanë pasur mundësi që nivelin e besimit që e kanë në institucionet apo krerët institucional ta shprehin me numra.
\"Sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del, se Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, pastaj vjen Policia e Kosovës me 3.81 për qind të respodentëve të anketuar.\"
\"Ndërkaq Ministri i FSK-së, ka pasur një ngritje të besueshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 3.14 për qind.
Agani dha një pasqyrë të përgjithshme edhe rreth anketimit të qytetarëve të Kosovës, edhe pjesëtarëve të minoriteteve, duke përfshirë anketimet në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ndërsa, drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci prezantoi punimin analitik; Mbikëqyrja Parlamentare e Sektorit të Sigurisë: Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe gjetjet nga monitorimi i sektorit të sigurisë në Kosovë.
Ai i njoftoi të pranishmit për të gjitha gjetjet qofshin ato pozitive apo negative. Në tryezën e rrumbullakët, një kontribut analitik dha edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të kuvendit për Siguri.
Me këtë rast, gjeneral brigade Zymer Halimi foli për përgatitjet e përgjithshme të transformimit të FSK-së në FAK, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendor në këtë drejtim.
Ai i njoftoi të pranishmit edhe për misionin e ardhshëm, me të cilën do ta ketë FAK-u, pastaj përfaqësimin e pjesëtarëve të minoriteteve si dhe ngritjen e vazhdueshme të besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës për FSK-në.
Rritjen më të madhe të besueshmërisë, nga të gjithë udhëheqësit në sektorin e sigurisë e ka shënuar ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me 0.14.
Pra ministri Demolli sipas KIPRED, dhe rezultateve të observerit ka besueshmëri në shkallë të përgjithshme 3.14 për qind, ndërsa nga perspektiva e vlerësimeve individuale të institucioneve të Kosovës, rënien më të madhe e ka pasur sektori i inteligjencës, ai i Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve, në pesë vitet e kaluara, dhe lë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.