17 Janar 2025

Forca e Sigurisë e Kosovës është ushtri

Prishtinë, 7 mars - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot raportin i cili ngërthen argumente juridike lidhur me mundësinë e ndryshimit të mandatit të FSK-së.

Kufizimet ligjore të vendosura lidhur me armatimin, numrin e pjesëtarëve si dhe me kompetencat e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) e bëjnë që ajo në publik të mos konsiderohet si ushtri.

Në debatin publik është diskutuar mundësia e ndryshimit të Kushtetutës për të shndërruar FSK në ushtri. Në këtë mendim juridik do të argumentohet që sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, FSK veç është forcë ushtarake dhe nuk ka nevojë që të ndryshohet Kushtetuta për të eliminuar kufizimet aktuale që e pengojnë atë të jetë forcë e plotë ushtarake. Të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës.

Ndryshimi i Kushtetutës do të kërkonte miratimin e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës (neni 144.2 i Kushtetutës). Në anën tjetër, pasi që legjislacioni për FSK nuk paraqet legjislacion me interes vital (neni 81 i Kushtetutës), ndryshimi i legjislacionit për FSK do të mund të miratohej nga Kuvendi i Kosovës vetëm me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë (neni 80.1 i Kushtetutës).

Sipas raportit, kufizimet ekzistuese në mision, numër dhe armatim mund të largohen vetëm me ndryshimin e ligjeve primare (pra ligjet që rregullojnë FSK-në dhe ato që ndërlidhen me institucionin). Këto ligje mund të ndryshohen me shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Kufizimet nga Plani e Ahtisaarit kanë mbaruar me automatizëm në momentin e mbylljes së Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe mbarimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës në vitin 2012. Duke përdorur një qasje të tillë, do të përshpejtohej procesi i formimit të institucionit të ri me mandat tipik të mbrojtjes. Si rrjedhojë, do të tejkaloheshin pengesat ekzistuese politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)