Fondi i 3-përqindëshit, EULEX merr në pyetje Musa Dakën
Prishtinë, 12 janar - Ish-zyrtari LDK-së Musa Daka i cili u bë i njohur muaj më parë kur nxori dokumente dhe fotografi që, sipas tij, flasin për keqpërdorimet që ka bërë me paratë e popullit Isa Mustafa, ish-Ministri i Financave tani Kryetar i LDK-së dhe i Prishtinës është thirrur nga EULEX për të dëshmuar rreth kesaj ceshtje.
Në një bisedë për Express, Musa Daka tregon se është marrë në pyetje dy ditë rresht nga Prokurorja Maria Bamieh, të cilës në tavolinë ia ka lënë edhe krejt provat materiale që disponon në lidhje me fondin e tre përqindëshit.
Jam ftuar më herët, por për shkaqe personale nuk arrita të vij, prandaj tash kur jam në Kosovë unë kam shkuar atje dhe kam dhënë krejt dëshminë time dhe i kam bashkangjitur edhe faktet që posedoj, ka thënë Daka.