Foltash, raport kunder ekstremzimit dhe radikalizmit ne Kosove
Prishtinë, 5 shtator - Foltash.com oragnizon tryezën debatuese për prezantimin dhe diskutimin e të gjeturave të raportit mbi një hulumtimi të veçantë që ka bërë.
Raporti mban titullin “Shkaqet e shfaqjes së elementëve ekstrem në Kosovë; objektivat dhe hapat drejt deradikalizimit”
Në këtë raport, në të cilin kanë punuar një ekip i përbërë nga imamë, profesorë dhe staf i portalit Foltash.com, janë pasqyruar të gjeturat e një hulumtimi i cili jo vetëm që synon të gjejë shkaqet, por edhe ofron mënyrën se si nuk do të mund të përsëritet skenari i rekrutimeve dhe shpëlarjes së trurit të qytetarëve.
Raporti ofron objektivat, format dhe mënyrat e trajtimit të çështjes në fjalë.
Duke parë që edhe më parë ka pasur tendenca të hulumtimit në këtë drejtim, por me disa mangësi profesionale, Foltash.com me ekipin e teologëve-imamëve ka arritur të bëjë këtë hulumtim që do paraqitet para opinionit se si arriti vendi ynë të jetë cak i rekrutimeve dhe predikimit të Islamit ndryshe dhe si një pjesë ranë viktimë e modelit të përfaqësimit politik të Islamit.
Prandaj, pjesëmarrja juaj në mbulimin medial të këtij aktivitetit te Foltash.com është shumë me rëndësi, prandaj ekipi ynë iu falënderon paraprakisht.
Përfaqësuesit e mediave do të furnizoheni edhe me kopje të këtij raporti dhe mund të shtroni pyetjet tuaja ndaj organizatorit të tryezës- rrjedhimisht botuesit të raportit, për të gjeturat e këtij hulumtimi.