Fol publikon raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat”
Prishtinë, 3 korrik - Lëvizja FOL ka bërë të ditur se do të organizojë konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”.
Qëllimi i këtij raporti është paraqitja e pagesave që komunat e Kosovës bëjnë si pasojë e vendimeve gjyqësore.
Konferenca mbahet sot në zyret e Lëvizjes FOL në Prishtinë.