Fokus: Në kufirin me Kosovën ka grupe të armatosura

Prishtinë, 24 prill - Në titullin Maqedonia në kazanin kosovar e përditshmja maqedonase Fokus shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupe të armatosura.
Këto grupe të armatosur sipas gazetës dihen edhe nga policia maqedonase ndërsa në lidhje me këtë çështje kanë dijeni edhe instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia.
Fokus ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë, ka thënë për gazetën Trajanov.
Ndërkohë ditën e djeshme gazetari i Vecer Dragan Pavlloviç i cili njihet si mik i ngushtë i kryeminstit maqedonas Nikola Gruevski akuzoi kosovarët për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup.38.