14 Maj 2024

Fletëarrest ndërkombëtar për Lavdërim Muhaxehrin

Prishtinë, 15gusht - INTERPOL-i ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare.

Vendosjen e kosovarit që aktualisht po lufton në Irak, nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit, në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Gjykata Themelore në Ferizaj.

Lavdërim Muhaxheri është kosovari i radhës që do të jetë i postuar në rrjetin kërkues të INTERPOL-it, si person me rrezikshmëri të lartë. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.

Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar. Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e Interpolit.

“E kam lëshuar vendimin për fletëarrest ndërkombëtar pasi janë kryer dy procedurat tjera fletëarrest lokal dhe fletëarrest qendror. Kam marrë konfirmimin se kërkesa është pranuar dhe presoni (Lavdërim Muhaxheri) tani e tutje do të jetë i postuar në faqen e Interpol-it”, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.

Përderisa për Muhaxherin është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, sipas Gjykatës ekziston edhe një grup tjetër personash ndaj të cilit janë aplikuar masat e fshehta (përgjimet), pikërisht nën dyshimet për terrorizëm.

Fletëarresti për Muhaxherin sipas zëdhënëses Liridona Kozmaqi e është kërkuar nga Prokuroria Speciale. ”Me 2 maj 2014, Prokuroria Speciale i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me kërkesë që të lëshoi letër-rreshtim ndërkombëtar, kundër Lavdrim Muhaxherit”, i ka thënë Kozmaqi Radio Kosovës.

Tre muajt e gjysmë pas kërkesës për flëtëarrest ndërkombëtar për Muhaxherin, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi shpjegon se raste të tilla kërkojnë procedura urgjente dhe ato është dashur të kryhen më shpejt.

Sahit Krasniqi, gjykatësi i Themelores në Ferizaj që ka vendosur në këtë rast ka thënë se Interpol-i ka kërkuar një varg procedurash derisa është dhënë pëlqimi për ta kualifikuar Muhaxherin si të kërkuar me nivel të lartë të rrezikshmërisë.

Zyrtarisht Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur në janar të këtij viti hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit dhe disa personave të tjerë të dyshuar të jenë përfshirë në aktivitete terroriste. 

Muhaxhiri në muajin korrik tronditi botën duke postuar një fotografi tek po i priste kokën një të mituri. Fotografi kjo që u pohua të jetë e vërtetë nga familjarët e tij. 

Përderisa sipas autoriteteve kosovare Muhaxheri është regjistruar në sistemin kërkues të Interpolit, të dhënat e tij akoma nuk janë vendosur në faqen e dukshme të kosovarëve të kërkuar për krime të ndryshme.

Pas fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxherin, miratimi i ligjit që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra jashtë vendit, duket se do të ngrit volumin e kërkesave për fletërraste të reja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)