15 Maj 2024

Fletarrest për Dardan Molliqaj, policia dështon ta arrestoj

Prishtinë, 22 maj - Policia e Kosovës nuk ka arritur sot ta dërgoj në Prokurori Dardan Molliqajn, Sekretar i lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj  ka refuzuar disa herë të paraqitet në polici pas hetimeve që janë zhvilluar ndaj tij për pjesëmarrje në një protestë për privatizimin. 

Vetëvendosje ka bërë të ditur se për shkak të pjesëmarrjes në një protestë kundër privatizimit në vitin 2012, forca policore sot e rrethuan Lëvizjen Vetëvendosje! në tentim për ta arrestuar Dardan Molliqajn, sekretar organizativ i Lëvizjes dhe njëherësh shef i shtabit zgjedhor të fushatës.

\"Tentim arrestimi i sotëm i policisë, me urdhër politik,  e shpërfaq panikun e ish pushtetarëve nga rënia e tyre e vazhdueshme dhe ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje! si alternativë e vetme e qytetarëve për ndryshim në Kosovë. Të prirë nga ky panik ata po i keqpërdorin institucionet e sigurisë dhe të gjyqësisë për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje!\".

\"Ne u bëjmë thirrje këtyre institucioneve që të mos binë pre e urdhërave për motive politike, me qëllim të dëmtimit tonë, sepse Lëvizja Vetëvendosje! dhe aktivistët e saj nuk bëjnë veprime kriminale, por aktivitete politike për të mirën e vendit dhe qytetarëve të tij\", thekson Vetëvendosje.

Nderkaq Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci, ka demantuar lajmin se sot në orët e hershme është rrethuar selia e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

“Policia ka pranuar një thirrje prej Gjykatës, për t’i dërguar një thirrje Dardan Molliqajt, për t’u paraqitur në Gjykatë. Nuk ka pasur asnjë rrethim, përveç që i është dërguar ftesa, dhe asgjë më shumë”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Ylli Hoxha në emër të Vetëvendosjes ka akuzuar pushtetin po bën veprime të tilla pasi po frikësohet nga Partia e Albin Kurtit.

Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës kanë shkuar në shtabin e lëvizjes Vetëvendosje, për ta zbatuar një urdhër arrest për shefin e shtabit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, është ky urdhër arrest për një protestë të privatizimit të vitit 2012. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)