Fletarrest ndërkombëtar për të dënuarit e rastit Bllaca II
Prishtinë, 17 korrik - Policia e Kosovës, nëpërmjet Misionit të EULEXit, e kjo e fundit duke bashkëpunuar me zyrën e UNMIK-ut në Prishtinë, ka lëshuar flet arrest ndërkombëtar ndaj Shpresim Ukës dhe Bekim Sylajt, shkruan Tribuna.
Ata janë të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë në rastin e njohur si Bllaca II, me 17 dhjetor 2012.
Shpresim Uka, Bekim Sylaj e Driton Hajdari aktualisht janë në arrati, pasi u shpallën fajtor për vrasje të rëndë dhe bashkëveprim në vrasje të rëndë, dhe të tre bashkë u dënuan në total prej 54 vjetësh burg.
Tashmë të dhënat e gjendjes civile të Shpresim Ukës dhe Bekim Sylës janë shpërndarë në fillim të kësaj jave edhe në faqen e Interpolit, rrjetit global të bashkëpunimit policor.