11 Maj 2024

FKS nisi sezonin veror të deminimit në Parkun e Gërmisë

Prishtinë, 11 prill - Në shënimin e fillimit të sezonit veror të çminimit nga njësitet e specializuara të FSK-së, sot, pjesë komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandant i KFT-së, gjeneralbrigade Imri Ilazi, këshilltrai i NAT-it, Kevin Linch, oficerë të FSK-së dhe të KFOR-it.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, u ka uruar fat dhe suksese ekipeve të deminimit, gjatë operimit në terren, për të shtuar, “Puna juaj është me plot rreziqe të mëdha, për jetën tuaj, por, kjo dëshmon gatishmërinë dhe profesionalizimin tuaj, për t’i shërbyer vendit”.

Forca e Sigurisë së Kosovës përveç parkut të Gërmisë është duke pastruar edhe në lokacione të tjera, tha gjeneral Kastrati, për të shtuar se në Kosovë kanë mbetur edhe 54 fusha të minuara, të ditura, dhe 40 fusha të tjera që dyshohet se janë të minuara, por sikur t’i kishim të siguruara hartat, që tregojnë zonat e minuara në Kosovë, punët do t’i kishim kryer me shpejt dhe pa pasoja në njerëz.

Komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati, njoftoi, se; ekipet e deminimit që nga sot e deri në fund të sezonit do të punoj nëpër fusha të minuara për të larguar rrezikun për qytetaret e Kosovës.

Në Kosovë kanë mbetur shumë fusha të minuara nga forcat serbe, por edhe shumë mjete të pashpërthyera me rastin e bombardimeve nga NATO, mbi caqet serbe.

Minat dhe mjetet e pashpërthyera paraqesin ende rrezik të madh për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Deminerët e FSK-së, kanë pastruar mijëra metra katror të fushëbetejave dhe kanë shkatëruar mijëra mina dhe mjete të tjera të pashpërthyera, të cilat i kanë asgjësuar me sukses, është kjo, vërtetë, për tu krenuar me FSK-në.

Njësitet tona janë njësi elite në këtë fushë, të trajnuara mirë, të pajisura mirë dhe kanë përvojën më të mirë në rajon, që mund të krenohemi më të, ajo është e aftë edhe për operacione jashtë vendit.

Ndërsa, këtu në Gërmi ka mbetur objekti i fundit i cili ka qenë i bombarduar nga forcat e NATO-s. Ne, me ndihmën e Qeverisë Suedeze e cila na ka ofruar një eskavatorë special për bluarjen e gërmadhave dhe pastrimin e minave eventuale nën gërmadha, do ta pastrojmë objektin e fundit, këtu në Gërmi.

Gjeneral Kastrati në fund njoftoi, se: “Kompania e deminimit të FSK-së, për tri vite, ka pastruar mbi 706.764 metra katrorë dhe ka shkatërruar mbi 2236 mjete të pashpërthyera, ku si pasojë e minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera kanë humbur jetën 115 veta dhe 454 të tjerë, kanë pësuar lëndie të rënda trupore.

Në fund të ftuarit dhe mysafirët e shumtë u njoftuan me pajisjet teknike, me të cilët njësitet e deminimit po punojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)