Fjalët gjenocid dhe pastrim etnik hiqen në Gjykatën Speciale
Prishtinë, 10 qershor - Fjalët gjenocid dhe pastrim etnik pritet të hiqen nga dokumenti i Bashkimit Evropian për themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që kjo e fundit më pas të dalë për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës Zëri. Sipas të njëjtave burime, pala kosovare dhe Zyra Ligjore e Bashkimit Evropian po i diskutojnë modalitetet e fundit për draft-ligjin e Gjykatës.
Sipas këtyre burimeve, nga 11 rekomandimet e parashtruara nga ekipi teknik i palës kosovare, vetëm dy prej tyre mund të inkorporohen në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja, i cili pritet të jetë përfundimtar.
Gazeta Zëri mëson se grupi politik i përbërë nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçit, i kanë në duar dy dokumentet sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, njërin të hartuar nga BE-ja dhe tjetrin me vërejtjet e dhëna nga ekipi teknik.
/Zëri/