Fitim Shishani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i IPK-së
Prishtinë, 6 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas rekomandimit të Komisionit për Procedurat dhe Përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), emëroi Fitim Shishanin në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në Nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores (02/2011) për fushat e e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, si dhe në përputhje me Ligjin për IPK dhe legjislacionin përcjellës.
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Shishani detyrat dhe përgjegjësitë e tij do ti ushtrojë duke u bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe aktet e tjera normative në fuqi si dhe i përgjigjet Ministrit të MPB për punën e tij.