03 Maj 2024

FIQ: Po përhapet dhuna në shkolla

Prishtinë 28 janar - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) përmes kësaj deklarate shpreh dhimbjen dhe shqetësimin për vrasjen e ndodhur sot në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, në të cilën ka humbur jetën i vrarë me thikë një nxënës 13 vjeçar.

Stafi i FIQ, shpreh ngushëllimet e thella familjes së vogëlushit që humbi jetën.

Kjo është vrasja e dytë brenda një kohe të shkurtër brenda mjediseve shkollore, duke i shtuar edhe raste të tjera të lëndimeve dhe incidenteve brenda shkollave në vend. Si prindër, si qytetarë të një shoqërie në të cilën punojmë për t’iu siguruar një të ardhme të qëndrueshme fëmijëve tanë, po dështojmë tu sigurojmë atyre (fëmijëve) gjënë më të vlefshme, pikërisht jetën.

Si për ironi të mungesës së veprimeve konkrete dhe mungesës së vullnetit të institucioneve përgjegjëse për të adresuar me mënyra efikase çështjen e dhunës dhe pasigurisë në shkolla, një ngjarje e tillë kaq e rëndë ndodhë pikërisht në ditën, kur  MASHT-i ka firmosur vendimin për themelimin e Grupit Punues për rishikimin e Strategjisë për Siguri në Shkolla 2009-2011, e cila asnjëherë nuk ishte miratuar dhe për rrjedhojë as nuk është zbatuar.

Prindër, nxënës, arsimtarë shtetarë, pusht-tetarë vrasja e një 13 vjeçari duhet të rëndojë mbi të gjithë shoqërinë tonë, por veçanërisht mbi institucionet, që dita ditës po dështojnë në realizimin e “pseudo misionit” të tyre për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi jot vogëlushi 13 vjeçar, që në këtë ditë të ftohtë dimri, more arratinë e largët! I lehtë të qoftë dheu!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)