Finlanda tërheq trupat nga Kosova
Prishtinë, 2 dhjetor - Finlanda ndërpreu pjesëmarrjen e forcave të saj paqeruajtëse në misionin e NATO-s në Kosovë, pasi pardje tërhoqi zyrtarisht të gjithë ushtarët e saj, njoftuan forcat e armatosura finlandeze.
'Prania e kontingjentit finlandez në Kosovë u ndërpre më 31 dhjetor të këtij vitit', shtoi ushtria finlandeze.
Kontingjenti finlandez përbëhej nga 100 paqeruajtës, kryesisht ekspertizë në fushën e logjistikës, komunikacionit dhe sigurisë.
Në Kosovë do të mbeten vetëm 20 ushtarë finlandezë. Dhjetë prej tyre do të punojnë në selinë e misionit në NATO-KFOR, ndërsa 10 të tjerët do të mbeten në ekipin për lidhje dhe vëzhgim.