Finlanda ofron mbështetjen e ekspertëve për MPB-në
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve Brendshme të Finlandës, Marjo Anttoora.
Në këtë takim u bisedua për procesin e Ri-pranimit dhe Ri-integrimin e qëndrueshëm në Kosovë, për realizimin e projektit për nivelin baçelor në fushën e sigurinë publike dhe sektorët e sigurisë, në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, të përkrahur nga IPA, projekt i cili udhëhiqet nga Finlanda dhe Estonia.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, për luftën kundër trafikimit të drogës si dhe për bashkëpunimin më të ngushtë të policive të të dy vendeve nëpërmjet oficerëve ndërlidhës.
Ministri Bajram Rexhepi kërkoi që të ketë bashkëpunim më të ngushtë edhe në menaxhimin e situatave emergjente dhe të krizës, ku Finlanda ka kapacitete për trajnimin e trajnerëve në mënyrë që sa më mirë të menaxhohen situatat e fatkeqësive natyrore.
Ndërsa, Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve Brendshme të Finlandës, Marjo Anttoora, siguroi ministrin Rexhepi se shteti i Finlandës do të vazhdojë të përkrahë në përgjithësi shtetin e Kosovës dhe gjithashtu ofroi mbështetjen e ekspertëve të fushave të caktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Finlandës për MPB-në.
Në këtë takim u theksua se një komunitet i gjerë i kosovarëve në Finlandë janë të integruar mirë dhe se qytetarët e Finlandës kanë një përshtypje të mirë për këta qytetarë.