15 Janar 2025

Finlanda e interesuar për fuqizimin e gjyqësorit dhe pavarësinë e tij

Prishtinë, 11 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, Ministrin e Punëve të jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin diskutoi për perspektivën evropiane të Kosovës, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, si dhe shprehu perkushtimin e institucioneve per te pubuar me shume dhe prodhuar rezultate.

Ministrja Hoxha, ka falënderuar ministrin Soini, duke shfaqur respekt për angazhimin e gjithanshëm të Finlandës në ngritjen e institucioneve demokratike dhe procesin integrues.

“Finlanda ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, me vështrim të veçantë në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe procesin integrues. E falënderova Ministrin për ofrimin e përkrahjes edhe më tej”, theksoi Ministrja Hoxha, me ç’rast ka potencuar të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, duke vënë në pah nevojën e qytetarëve tanë për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, Ministri Soini ka theksuar se angazhimet institucionale për zbatimin e MSA-së janë proces që do ta mbështesin si dhe proceset e mëtejme integruese dhe liberalizimin e vizave. Ai ka theksuar rendesine e fuqizimit te gjyqesorit dhe pavaresise se tij sidomos nga ndikimet politike.

Ministrja Hoxha theksoi se procesi integrues është prioritet dhe konsensus nacional, si dhe mirëpret përkrahjen e vendeve mike si Finlanda, për të realizuar sa më shpejt liberalizimin e vizave, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos jenë të diskriminuar në raport me tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)