Fillon trajnimi ushtarako-detar në Detin e Zi
Sofje, 7 korrik - Nga data 6 korrik deri më 15 korrik në bregun e saj perëndimor të Detit të Zi Bullgaria zhvillon trajnimin e sivjetshëm ushtarako-detar (Briz 2013). Në trajnim marrin pjesë Spanja, Turqia dhe Greqia të cilat përfshihen me anije, kurse SHBA-ja përfaqësohet me aviacion.
Qëllimi është që të përmirësohet bashkëpunimi i ekuipazheve në rast krize.