15 Janar 2025

Fillon shqyrtimi i ankesave për njohjen e statusit të veteranëve

Prishtinë, 17 qershor - Komisioni qeveritar për shqyrtimin e ankesave për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit Invalidit,Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së UshtrisëÇlirimtare të Kosovës pas gjithë veprimtarisë në terren dhe pas kalimit të afateve të dorëzimit të ankesave, kompletimit të tyre bashkë me fletë aplikacionet, filloi shqyrtimin e tyre duke filluar nga dje fillimisht me Zonën Operative të Llapit dhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë me zonat tjera, sipas renditjes që janë publikuar në listat paraprake. 

Komisioni parasheh që brenda periudhës sa më të shkurtër të përfundoj me të gjitha ankesat dhe gjatë këtij muaji, qershor, do të filloj me publikimin e listave përfundimtare.

Kjo gjë ju mundëson marrjen e atributeve të gjithë atyre që kanë gëzuar statusin në kategoritë përkatëse. 

Me kapacitetet tona maksimale do të përpiqemi që sa më shpejt ta realizojmë qëllimin tuaj dhe tonin. Nuk ka nevojë për dyshime dhe as shqetësim sepse ky realizim ligjor do të jetë i përfunduar shumë shpejt.

Pretendimet se do të dështojë ky proces janë vetëm propagandë sepse jemi në fazën përfundimtare.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kujdeset në vazhdimësi që të realizojë të gjitha të drejtat që dalin nga aktet ligjore në fuqi, sa i takon kategorive përkatëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)