Fillon shënimi i Javës për Personat e Pagjetur
Java për Personat e Pagjetur, organizohet në vigjilje të shënimit të 27 Prillit Dita e të Pagjeturve të Kosovës.
Këshilli Organizativ, ka përpiluar agjendën e aktiviteteve, që fillojnë nga sot, më 21 prill 2015, deri më 27 prill 2015, më qëllim të sensibilizimit dhe informimit të drejtë të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, mbi procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë.
Agjenda për shënimin e Javës së të Pagjeturve :
21.04.2015 , duke filluar nga ora 11:00, Hotel Sirius
- Tryezë Diskutimi, dedikuar çështjes së personave të pagjetur ;
22.04.2015, duke filluar nga ora 11:00
- Homazhe dhe vizita në Prekaz ; Mitrovicë ; Vushtrri ;
23.04.2015, duke filluar nga ora 11:00
- Homazhe dhe vizita në Raçak; dhe Kaçanik ;
24.04.2015, duke filluar nga ora 11:00
- Homazhe dhe vizita në Suharekë; Krushë e Vogël ; Krushë e Madhe ; Malishevë ;
25.04.2015 , duke filluar nga ora 11:00
- Homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë ; Deçan ;
27.04.2015,
duke filluar nga ora 10:00
- Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dedikuar çështjes së personave të pagjetur
- Zbulimi i Përmendores ATYRE QË NA MUNGOJNË
ora 13:00
-Homazhe në Mejë, të Gjakovës