Fillon seanca e parë për rastin Kleçka
Prishtinë, 17 shtator - Për pak çaste pritet të filloj seanca e parë gjyqësore për rastin Kleçka në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ku në mesin e 8 të dyshuarve është edhe kryeetri i Nisma-s Fatmir Limaj.
Se seanca e parë mbahet sot e tjetra pritet të jetë nesër, e konfirmoi për KosovaPress vetë avokati i Limajt, Tomë Gashi.
Jemi brenda në Gjykatë të Apelit dhe po presim që seanca të fillojë tani, nesër mendohet të jetë seanca e dytë, më tepër nuk kemi tani për tani, ka thënë Gashi.
Fatmir Limaj po kthehet për të tretën herë në gjykatë me rastin Kleçka.
Gjykata e Apelit në Prishtinë duke vendosur sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator.
Kështu, Gjykata ka vendosur të dëgjojë përsëri disa dëshmitarë lidhur me rastin Kleçka.