04 Maj 2024

Fillon seanca e 67 vjetore e Asamblesë së përgjithshme e KB

Nju Jork, 18 shtator - Seanca e 67 vjetore e Asamblesë së përgjithshme e KB fillon sonte mbrëma sipas kohës së Evropës lokale në Njujork,dhe me atë trup një vit do të kryesoj përfaqësuesi i Serbisë Vuk Jeremiq.

Jeremiq mbrëmë vonë ka marr kryesimin me Asamblenë e përgjithshme të KB në emër të grupit të Evropës lindore që përbëjnë 23 vende ,duke përfshirë edhe të gjitha ish republikat jugosllave dhe fqinjët e sotëm të Serbisë.

Ish kryesuesi , përfaqësuesi i Katarit Nasir Abdulaziz al –Naser ka dorëzuar mbrëmë Jeremiqit çekanin që ka përdor gjatë seancës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i KB Ban Ki Mun ju falënderua Naserit për “udhëheqje dhe përkushtim” gjatë vitit të kaluar dhe ka ftuar AP të KB që të përmbushë Qëllimet milenijumiane deri në vitin 2015.

Naser rikujtoi se Asambleja e përgjithshme e KB në vitin e kaluar është marr me anëtarësimin e Palestinës në KB duke theksuar rolin vendimtar të atij trupi në njohjen e pushtetit të ri të Libisë dhe “rolin vendimtar” në zgjidhjen e dhunës në Siri.

Jeremiq sonte sipas kohës së Evropës së mesme do të hap seancën e 67 të AP të KB në kuadër të debatit të përgjithshëm që fillon më 25 shtator.

Kryesuesi i AP të Kombeve të bashkuara zgjidhet për periudhën një vjeçare në pajtim me rregullën e pashkruara të rotacionit sipas parimit regjional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)