16 Janar 2025

Fillon rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 5 shkurt - Në bazë të marrëveshja të arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore sot ka filluar rrënimi i murit te ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë. Pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Prezent në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.

Pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore, janë duke bërë rrënimin e murit afër lumit Ibër.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)