Fillon rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së në Kompleksin Memorial në Marinë
Polac, 19 qershor - Sot fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.
Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.
Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës zotit Ramush Haradinaj është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Rrustem Berisha.
Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë: Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit, Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Komisioni për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë.