Fillon punën grupi pёr fuqizimin e Shërbimeve Korrektuese
Prishtinë, 17 dhjetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka marr pjesё nё Punëtorin pёr Fuqizimin e Shërbimeve Korrektuese dhe Sprovuese tё Kosovës.
Gjatë fjalës sё tij Zёvendёsministri Çelaj tha se qëllimi i kësaj punëtorie është fillimi i procesit të hartimit të draft strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë, përkatësisht prezantimi i konceptit kryesor, siç e quajmë ne dokumentit të çështjeve, ku do të diskutohet sa i përket të gjeturave që janë bërë nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët kanë punuar në këtë dokument.
Gjithashtu Zёvendёsministri Çelaj shtoi se Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2015 dhe është përfshirë edhe hartimi i Strategjisë për fushën e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale.
Bazuar në vendimin e Qeverisë, Ministria e Drejtësisë menjëherë ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ka emëruar Grupin Punues për hartimin e Projekt Strategjisë për fushën e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale.
Çelaj shtoi se në kuadër të këtij procesi, siç theksohet edhe në vendim, do të kërkohet mbështetje nga projektet e lartpërmendura për të kontribuar në hartimin e këtij dokumenti planifikues strategjik.
Këta partner janë zotuar se do të angazhohen seriozisht në mbështetjen e këtij procesi të rëndësishëm për Ministrinë e Drejtësisë dhe nё bashkëpunim me grupin e punës do të jemi tё angazhuar për të finalizuar këtë proces dhe sё bashku me planin e veprimit do ta dërgojmë në Qeverinë e Kosovës për miratim, tha Çelaj.
Ndër tё tjera Zёvendёsministri Çelaj falënderoj përfaqësuesit e projekteve të BE-së për kontributin e tyre të dhënë deri më tani lidhur me mbështetjen që janë duke ofruar për MD, por edhe për institucionet tjera vendore, sa i përket fuqizimit të mekanizmave që merren me këtë fushë dhe gjithashtu kërkoj angazhim të mëtutjeshëm në mbështetjen për finalizimin e këtij procesi i cili do të jetë suksese i të gjithë neve.