16 Janar 2025

Fillon projekti për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore në veri

Mitrovicë, 2 mars - Sot në Qendrën e Biznesit në Mitrovicën veriore do të mbahet takimi i parë i projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe riintegrimi i dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës”.

Shuma totale e projektit është 148,200 euro dhe kohëzgjatja është 24 muaj.

Qëllimi i projektit është forcimi i shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinorë në veri të Kosovës.

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë zbatimit dy vjeçar të projektit duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit të popullit mbi dhunën kundër grave, sigurimin e programeve të riintegrimit, lehtësimin e qasjes në strehimore dhe mbëshetjen e strehimoreve.

Projekti do të ofrojë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për punë sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Projekti do të ofrojë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për punë sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)