15 Janar 2025

Fillon proejkti i fuqizimit të Policisë për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë, 13 prill - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të fillojnë sot pasdite një projekt për të përkrahur Policinë e Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Projekti, që financohet nga Qeveria e Gjermanisë dhe do të implementohet nga Misioni i OSBE-së, parasheh themelimin e një grupi kyç të hetuesve penal dhe prokurorëve nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë efektive.

Përfaqësues të institucioneve dhe agjencive tjera përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si Agjencia kundër-Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore, do të marrin pjesë në aktivitetet e projektit, përfshirë trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane Matthias Kiesler, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe Prokurori Special Besim Kelmendi, do të flasin në këtë ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)