Fillon peticioni kundër dhunës - në mbrojtje të institucioneve
Prishtinë, 22 tetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka filluar një peticion online kundër Kundër dhunës - në mbrojtje të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Përmes këtij peticioni ne shprehim kundërshtimin tonë me përdorimin e dhunës si mjet politikë, të cilën e kemi dëshmuar të ndodh ditëve të fundit në Kosovë.
Përves kësaj, përmes këtij peticioni shprehim kundërshtimin tonë me dhunën e ushtruar drejtpërdrejt ndaj institucioneve të republikës së Kosovës, si Policia e Kosovës, dhe veprimet e tjera që synojmë denigrimin dhe linçimin e personaliteteve politike dhe zyrtarëve të shtetit.
Demokracia nuk do të kishte kuptim pa kundërthënie dhe mos-pajtim, sepse vetëm në vende jo-demokratike kemi homogjenitet të imponuar politik në shoqëri, mirëpo besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme brenda procedurave demokratike që të shprehet vullneti politik pro ose kundër një çështje.
Veprimet për kundërshtimin e një politike ose vendimi, janë të arsyeshme kur janë brenda procedurës demokratike dhe deri në masën kur nuk e cenojmë integritetin e shtetit. Mentaliteti Ose me ne ose kundër nesh është në thelb një qasje anti-demokratike që cenon edhe të drejtat bazike njerëzore.
Bëjmë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës nga ana e opozitës si mjetë për të promovuar agjendën e tyre politike, e sidomos atëherë kur cenohet integriteti i shtetit. Bëjmë thirrje që po ashtu të ndalet manipulimi i qytetarëve
Peticionin mund ta gjeni në këtë link - https://www.change.org/p/partit%C3%AB-opozitare-qeveria-kund%C3%ABr-dhun%C3%ABs-n%C3%AB-mbrojtje-t%C3%AB-institucioneve-t%C3%AB-republik%C3%ABs-s%C3%AB-kosov%C3%ABs?recruiter=408694147&utm_source=share_petition&utm_medium=email&utm_campaign=share_email_responsive