Fillon manifestimi i “Epopesë së UÇK-së”
Prishtinë, 5 mars - Në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizon manifestimin gjithëpopullor.
Manifestimi qendror do të mbahet sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të jetë parakalimi i Kuadrateve Ushtarake të FSK-së.
Në manifestim do të jenë të pranishëm liderët shtetërorë, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të MM-së dhe FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore dhe ndërkombëtare.