07 Janar 2025

Fillon lëshimi i vulës apostile edhe në regjionin e Pejës

Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, filloi nga sot lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionin e Komunës së Pejës. 

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu.

Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i kësaj qendre.

Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave që tashmë do të ju ofrohen qytetarëve për pajisjen e vulës apostile dhe verifikuese, duke i kryer këto shërbime në regjionin e Pejës.

Ministri Veliu theksoi poashtu se do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionet e tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)