Fillon java kundër dhunës ndaj fëmijëve
Prishtinë, 19 tetor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, do të realizojnë Javën kundër dhunës ndaj fëmijëve" nga sot deri me 25 tetor.
Moto e kësaj fushate është Dua të edukohem pa dhunë, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve që të bëjnë më shumë në parandalimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna si në shkolla ashtu edhe në ambiente tjera dhe rritjen e vetëdijës së fëmijëve në raportimin e dhunës.
Andaj, ju ftojmë në një konferencë për media ku do të njoftoheni me qëllimin e kësaj fushate si dhe me lansimin e një video për Mbrojtjen e fëmijëve nga ndëshkimi trupor.