Fillon inspektimi i përbashkët policor i Kosovës dhe Shqipërisë
Kukës, 20 prill - Sot në objektin e Drejtorisë së Policisë në Kukës pas një takimi të përbashkët në mes agjencive mbikëqyrëse të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do te fillon inspektimi i përbashkët i të dy Inspektorateve.
Ky inspektim i përbashkët vjen pas nënshkrimit të protokollit për inspektim të përbashkët një javë më herët nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Arben Skendo dhe është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar.
Prezent në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues nga MPB-ja e Shqipërisë, ICITAP-i Amerikan, zyrtarë të SHÇBA-së etj.