24 Dhjetor 2024

Fillon fushata sensibilizuese "Dhuna nuk ka Justifikim"

Prishtinë, 10 nëntor - Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit, do të realizojnë fushatën sensibilizuese dy javore në shtatë qendrat me të medha të Kosovës me moton “Dhuna nuk ka Justifikim”.

Kjo fushatë realizohet si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me theks të veçant ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve në kuadër të fushtës #RriteMeDashni.  

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin të ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjehershme në zbatimin e këtij ligji, qe fëmijët të ndjejnë mbrotjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.
 
Poashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës si një dukuri mjaft e shprehur në shkollë dhe familje por jo vetëm.

Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve #RriteMeDashni realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)