17 Maj 2024

Fillon fushata ,,Privatësia në epokën dixhitale

Prishtinë, 5 nëntor - Sot në Prishtinë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zyrtarisht ka filluar fushatën e saj për të informuar qytetarët për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

Pjesë e kësaj fushate do të jenë aktivitete të ndryshme promovuese, si trajnime për të rinjtë në 20 komuna të Kosovës mbi mbrojtjen e të dhënave personale; gara për fushatën më të mirë të zbatuar nga vet të rinjtë; tryezë me mediumet dhe shoqërinë civile;   promovime mediale; trajnime për zyrtarë  të  mbrojtjes së  dhënave, si dhe aktivitete tjera. 

 

Ngjarja më e madhe që është pjesë e kësaj fushate është konferenca “Privatësia në Epokën Dixhitale” ku të ftuar janë folës nga autoritete botërore të privatësisë, si dhe kompani me renome botërore si Facebook, Google dhe Microsoft, përfaqësues të të cilëve do të flasin për privatësinë e të dhënat personale në kontekst global, dhe sidomos në fushën e përdorimit të internetit.

Mentor Hoxhaj, Zëvendës Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjenci konsideron se organizimet gjatë muajve në vijim do të informojnë qytetarët edhe më shumë për punën dhe ndihmën që Agjencia ofron për ta. “Sot më shumë se kurrë jemi në një fazë kalimtare në Kosovë, sa i përket shërbimeve si ato online, ku një sasi e madhe e informatave private përpunohet nga sektori privat dhe ai publik. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kuptojnë të drejtat e tyre për mbrojtje të të dhënave personale që ofrohen nga ligjet në Kosovë, si dhe çfarë ndihme mund të ofrojë Agjencia në këtë fushë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)