23 Dhjetor 2024

Fillon fushata kundër përdorimit të drogës

Prishtinë, 27 prill - Policia e Kosovës në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit (EULEX), filloi sot fushatën “Mos i mbyll sytë”, – moto e së cilës është vetëdijësimi i qytetarëve për efektet negative që shkakton përdorimi i drogës në shoqëri.

Zëvendësshefi i misionit të EULEX-it, Endi Sparks ka vlerësuar se përdorimi i drogës është gjëja e cila më së paku u nevojitet qytetarëve të Kosovës, në kohën kur numri i të papunëve vazhdon të mbetet shqetësues.

Sparks ka thënë se, meqë droga shihet si temë tabu në shoqërinë kosovare, kjo fushatë synon që ky problem të luftohet seriozisht. Ai ka theksuar se derisa shohim problemet me papunësi, gjëja që më së paku u nevojitet qytetarëve të Kosovës është përdorimi i drogës.

“Kosova ndodhet në një udhëkryq të trafikimit të heroinës dhe sasitë e saj fatkeqësisht janë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë. Ka pasur edhe shenja fillestare të problemit me kokainë gjatë transportit të saj nëpër Kosovë. Ne derisa shohim angazhimet për prosperitet, problemet me papunësi, gjërat që më së paku i nevojitet kësaj shoqërie është përdorimi i drogës”, ka thënë Sparks.

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Reshat Maliqi, ka ftuar qytetarët që të raportojnë rastet e përdorimit të drogës, në mënyrë që të bëhet një ndryshim në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Maliqi ka kërkuar nga të gjithë faktorët relevantë, përfshirë edhe institucionet që të japin kontributin e tyre në luftimin e kësaj dukurie negative.

“Kërkojmë që të kemi një komunikim dhe një bashkëpunim më të mirë me prindërit e atyre fëmijëve. Të kemi një komunikim dhe një bashkëpunim më të mirë edhe më kujdestarët e tyre, arsimtarët dhe profesorët tyre dhe institucionet tjera me qëllim që kjo e keqe, e cila u kushton mjaft shtrenjtë atyre dhe familjeve të tyre. Sepse janë raste të shpeshta ku për shkak të dozave të tepruara të përdorimit të substancave të tilla narkotike ka rastet ku ballafaqohen edhe me atë më të rëndën dhe më të keqen që mund tu ndodh atyre dhe familjeve të tyre”, ka thënë Maliqi.

Statistikat e policisë flasin për rritjen e numrit të personave që abuzojnë me narkotikët. Nisur nga kjo, forcat e rendit kanë filluar fushatën me moton “Mos i Mbyll Sytë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)