15 Janar 2025

Fillon faza e dytë e projektit për Kodin Civil të Kosovës

Prishtinë, 12 tetor - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të nisin projektin "Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës" - faza 2.

Projekti "Mbështetje për Kodin Civil - faza 2", i financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se 2.3 milion Euro, vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për të finalizuar Kodin Civil gjithëpërfshirës dhe të avansuar për Kosovën.

Drafti i parë është përgatitur nga projekti i mëparshëm i financuar nga BE-ja. Për të zhvilluar një proces të gjerë dhe konsultativ në tërë Kosovën, Ministria e Drejtësisë dhe ekipi i projektit do ta organizojnë lansimin dhe fillimin e konsultimeve në një konferencë që do të mbahet këtë të enjte në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)