17 Janar 2025

Fillon Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 5 mars - Nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot fillon Manifestim  për nderë të Epopesë së UÇK-së, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. 

Manifestimin qendrorë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të \"Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Kazermën e FSK-së \"Adem Jashari\" në Prishtinë.

Në manifestim do të marrin pjesë, Presidentja e vendit zonja Atfiete Jahjaga, Kryeparlamentari kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i Familjes Jashari si dhe personalitete tjera të larta të institucioneve të vendit, klerit, partive politike, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, institucioneve arsimore, kulturore, shoqërisë civile si dhe mysafirë tjerë të ftuar. 

Nga një fjalë rasti do të paraqesin, Kryeministri Isa Mustafa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe përfaqësuesi i familjes Jashari. 

Kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovë do të jenë të rreshtuara gjatë gjithë Manifestimit.

Me datë 6 mars 2016, në orën 10:00,  Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial ,,Adem Jashari’’ në Prekaz.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)