Fillojnë shërbimet në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion
Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për fillimin e shërbimeve për qytetarë të cilat kanë qenë të shtyra për shkak të pandemisë COVID 19.
Me këtë rast autorizohen zyrtarët e Departamentit për Shtetësisë Azil dhe Migracion, si dhe zyrtarët e Departamentit për Siguri Publike, të vazhdojnë me punën e zakonshme në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.
Të gjitha qytetarët të cilët bazë të këtij vendimi u janë pezulluar shërbimet, tashmë mund të shkojnë në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i kryer obligimet e tyre.