16 Janar 2025

Fillojnë hetimet kundër 2 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 3 dhjetor - Prokuroria Themelore e Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të dyshuarve S. H. dhe V. H.

Prokurori i rastit ka filluar hetimet kundër S.H. dhe V. H, me dyshimin e  arsyeshëm se  këta dy persona kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të KP, në bazë të nenit 104 paragrafi 1,  e lidhur me nenin 102 paragrafi 1  të KPPK-së.

Të pandehurit S.H dhe V.H si bartës të dy institucioneve publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, dyshohen se nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, apo që t’i shkaktoj dëm një personi tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)