23 Dhjetor 2024

Filloi trajnimi për ndërmjetës në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 22 mars - Me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ministrisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, të kryetares së Komisionit për Ndërmjetësi, Fatime Ismajli  dhe kryetarit të Komunës, Qemajl Mustafa, në Gjilan filloi trajnimi i parë për ndërmjetës.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se ndërmjetësimi është fushë e re, por shumë e dobishme dhe kjo është arsyeja kryesore që si Ministri e Drejtësisë do t`i japin prioritet këtij sektori, duke shtuar se do të jetë shumë aktiv për të krijuar hapësirë dhe infrastrukturë ligjore të qëndrueshme, e cila do të jetë në dobi të qytetarëve.

Po ashtu zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka falënderuar partnerët ndërkombëtar në ndihmën që janë duke e dhënë në funksionalizimin e sistemit të ndërmjetësimit.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim Fatime Ismajli, tha se fillimi i trajnimit të ndërmjetësve është edhe një hap përpara në funksionalizimin e ndërmjetësimit në Kosovë, një hap përpara në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe një hapë përpara drejt një kulture të komunikimit demokratik, e të zgjidhjes së konflikteve në mënyrë alternative.

Në trajnimin e parë për ndërmjetës janë përzgjedhur 15 kandidatë nga rajoni i Gjilanit, kurse trajnues janë ekspertët nga Austria dhe pas përfundimit të trajnimit, ndërmjetësit do të certifikohen nga Komisioni për Ndërmjetësim, dhe do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)