24 Dhjetor 2024

Filloi trajnimi mbi hetimet e armëve të shkatërrimit në masë

Vushtrri, 6 qershor - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot filloi trajnimi mbi hetimet  e armëve të shkatërrimit në masë.

Ky trajnim është organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance, program nga ICITAP-i.

Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

Në këtë trajnim, po ashtu  ligjëratat do t’i ndjekin edhe pjesëtarë të Institucioneve tw sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.

Ligjërues në këtë trajnim janë instruktorë të FBI-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)