Filloi trajnimi i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës
Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, pasi i përshëndeti kadetët u uroi suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Ai i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.
Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 kadetë të komunitetit serb, 6 të komunitetit boshnjak, 2 të komunitetit rom dhe 3 të komunitetit egjiptian.