Filloi trajnimi i gjeneratës së 41 të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 26 prill - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri filloi sot trajnimi bazë i gjeneratës së 41-të të Policisë së Kosovës.
Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe në këtë gjeneratë janë 75 kadetë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Shermet Ahmeti dhe nënkolonel Driton Zabërgja përshëndetën kadetët e rinj duke u uruar që trajnimin ta përfundojnë me sukses.
Kadetët kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës, detyra e të cilëve ishte sigurimi i objekteve të institucioneve të Kosovës.