Filloi trajnimi Aksidentet e komunikacionit dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 20 korrik - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri ka filluar trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME).
Në këtë trajnim, i cili po udhëhiqet nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës janë duke marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë brigada zjarrfikëse të Republikës së Kosovës.
Trajnimi që ka filluar më 19 korrik të këtij viti do të përfundojë të premten ku të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të certifikohen.