23 Dhjetor 2024

Filloi të funksionoi Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt - Sot u mbajt takimi i parë konstituiv i Këshillit Prokurorial të Kosovës i cili u kryesua nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim u shqyrtuan rregullat e punës për funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe u vendos që këto rregulla të aprovohen në afatin më shkurtër kohor.

Gjithashtu, në këtë takim u vendos që kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës të përgatit dy memorandume të mirëkuptimit, njërin në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe tjetrin në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon nga shoqëria civile që sa më parë t’ia dërgoj Këshillit Prokurorial të Kosovës propozimet për anëtarë të mundshëm të KPK-së nga shoqëria civile.

Kjo përbërje e Këshillit Prokurorial të Kosovës do të takohet një herë në javë, derisa të plotësohen edhe vendet për anëtarët e tjerë të KPK-së, të paraparë me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)