Filloi punëtoria për Mekanizmin Referues
Prishtinë, 26 prill - Me organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Gjilan filloi punëtoria dy ditore, ku është duke u prezantuar pilot-projekti për mekanizmin referues, ku komuna e Gjilanit është zgjedhur si komuna e parë të për të prezantuar parimet udhëheqëse, e cili shërben në identifikimin e hershëm të individëve të cenueshëm nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Për dy dit në këtë punëtori do të ligjërojnë dy ekspert nga Britania e Madhe, z. Russ Waterman dhe z. Lee Ross, të cilët po prezantojnë praktikat më të mira që ka përdorur Britania e Madhe, në parandalimin dhe luftimin e radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha bashkësive fetare nga komuna e Gjilanit, zyrtar komunal, përfaqësues të ICITAP-it, të OJQ-ve komunale, përfaqësues të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkë, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mekanizimi referues përveç rolit që ka në identifikimin e hershëm të personave të cenueshëm, ky dokument përcakton tërë procesin mbështetës i cili është ndërtuar për tia lehtësuar punën të gjitha institucioneve dhe agjencive që mund të përfshihen në përpilimin e rastit të personit, i cili mund të jetë i prire për sjellje ekstremiste apo radikale.
Ky organizim po bëhet që përgjegjësia për parandalim të përfshijë edhe nivelet lokale të cilat janë të parat që mund të hasin në ndryshime të personaliteteve të personave që radikalizohen.
Organizmi po bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas Planit të Veprimit, në kuadër të Strategjisë për Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm dhe është mbështetur nga UNDP.