16 Janar 2025

Filloi punëtoria për kapacitet e Agjencisë Forenzike të Kosovës

Prishtinë, 31 maj - Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe zyra Tejoqeanike për Zhvillim, Asistencës për Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT), organizuan Punëtorinë për kapacitetet e forenzikës së Policisë dhe Prokurorisë.

Në këtë punëtori morën pjesë: ambasadori amerikan në Prishtinë, z. Greg Delawie, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, Kryeprokurori i shtetit, z.  Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, z. Blerim Isufaj.

Ambasadori i amerikan në Prishtinë, z. Greg Delawie, theksoi se Agjencia e Forenzikës në Kosovë ka arritur shumë dhe është duke ecur përpara, ndonëse ka sfida të shumta. Ai tha se institucionet kosovare në këtë aspekt kanë përparuar dukshëm.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se është rrethanë shumë lehtësuese kur e aplikon shkencën në zbatimin e ligjit dhe kjo garanton rezultate.

“Shfrytëzoj rastin që në emër të MPB-së të falënderoj mbi të gjitha përkrahjen nga ICITAP, përkatësisht Qeveria e SHBA-së, për përkrahjen gjeneroze që i ka dhënë Agjencisë Forenzike të Kosovës, me të cilën sot Republika e Kosovës mburret me shkallën e ekspertizës së profesionalizimit”, tha ministri Hyseni
Ai tha se ky sukses nuk do të ishte e mundshme pa përkrahjen e ambasadorit Delawie dhe se është i sigurt që në historinë e kësaj agjencisë do të shkruhet me shkronja të mëdha partneriteti që ky institucion ka zhvilluar me SHBA-të.

“Flasim për mbi 15 milion dollar donacione në fazë të ndryshme të përkrahjen e institucionit të forezikës. Sot AKF konsiderohet si një ndër institucionet më kredibile dhe më të besueshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, përfundoi ministri.

Ndërsa Kryeprokurori i shtetit, z Aleksandër Lumezi, theksoi se ka nderin që të diskutohet për shërbimet e ekspertizave që ofrojnë AKF-ja. Laboratori i forenzikës janë shumë të rëndësishme për punën tonë që përmes ekzaminimeve shkencore duhet të marrë provat. Ai tha se shkenca në forenzikë po kontribuon dukshëm në zbardhjen e të vërtetës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)