Filloi procedura për emërimin e dy gjyqtarëve të Kushtetueses
Prishtinë, 18 shtator - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, sot u mbajt mbledhja e Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Duke e drejtuar këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka proceduar me këtë rend dite :
1.Emërimi i dy (2) zëvendës kryesuesve të Komisionit dhe
2. Marrja e vendimit për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryesuese e parë u zgjodh, znj. Albulena Haxhiu, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje !, ndërsa nga komunitetet, zëvendës-kryesuese u zgjodh znj. Mufera Shinik.
Komisioni për fillimin e procedurës për emërimin e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, miratoi Draft thirrjen/ ftesën publike, për nominimin e kandidatëve.
Publikimi i konkursit bëhet, me 21 shtator 2015, në mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhen shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.
Publikimi mbetet i hapur 20 ditë, nga dita e publikimit, në mediat e shkruara dhe elektronike.