02 Maj 2024

Filloi fushata “16 Ditët e Aktivizmit”

Prishtinë, 25 nëntor - Zëvendësministri i Drejtësisë dhe njëherësh Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Daut Xhemajli, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional të mbështetur nga UNDP, me rastin e shënimit të fillimit të fushatës “16 ditët e Aktivizmit”, fushatë kjo e cila shënon ditën ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj gruas.

Zëvendësministri Xhemajli tha se Qeveria e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë fenomenit të dhunës në familje me ç’rast edhe ka formuar Grupin Koordinues Ndër- Ministror Kundër Dhunës në Familje. 

“Zyra e Koordinatorit Nacional edhe më tutje do të vazhdoj të koordinoj, monitoroj dhe të mbështes të gjithë akterët kombëtar dhe ndërkombëtar të cilët promovojnë të drejta civile, politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe ligjore të gruas në Kosovë” tha Xhemajli.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Robert Bosch i cili theksoi se Qeveria e Mbretërisë së Holandës ka mbështetur të gjitha përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për uljen e fenomenit të të gjitha mënyrave kundër dhunës ndaj gruas përmes sundimit të rendit dhe ligjit duke  siguruar qasje në drejtësi për te gjithë.

Ndërsa Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës është duke punuar në drejtimin e eliminimit të diskriminimit gjinor me ç’rast janë ngritur departamente dhe sektor të veçantë me profesionist të trajnuar për t’i ofruar këtyre viktimave shërbim, mbrojtje dhe siguri dhe veçanërisht të sigurojnë zbatimin e urdhrave mbrojtës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shoqërisë Civile dhe organizatave tjera që merren me dhunën në familje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)